Më të paktë në numër, me policinë përreth dhe me ngjyrime politike, protesta në Shkodër gradualisht duke se po e humbet atë mobilizim dhe grumbullim të ditës së parë në Shkodër. Protesta ndryshe nga ditët e tjera zgjati vetëm 30 minuta ndërsa vetë protestuesit kishin paralajmëruar dy protesta në dy vende të ndryshme, gjë e cila i çorientoi qytetarët dhe i humbi seriozitetin protestës.
Ata pak protestues u shprehën se do vijojnë deri në fund të jenë kundër rritjes së çmimeve dhe kundër qeverisë e cila sipas protestuesve nuk po merr masat e duhura.
Një protestues tha se prania e policisë në këtë protestë i trembi qytetarët e thjeshtë që kishin dëshirë për t’u bashkuar ndaj i bëjnë thirrje efektivëve që ditët e ardhshme të mos i afrohen më.