Dhjetra qytetarë të Shkodrës morën pjesë në një marshim kundër ndërtimit të kullës shumëkatëshe, projekt i prezantuar nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Beci pak ditë më parë në këtë qytet.

Marshimi nisi nga busti i Luigj Gurakuqi në qendër të qytetit për të vijuar deri tek bashkia Shkodër. Vjollca Laçej, një prej trashëgimtareve të tokës ku do ndërtohet kulla thotë se kanë fituar të gjitha proceset gjyqësore me pronarët aktual të hotel “Rozafa” të cilët administrojnë atë pronë aktualisht.

Organizatorët e marshimit akuzojnë se me ndërtimin e asaj kulle në të ardhmen shkelen të gjitha ligjet dhe se kjo kullë shërben për pastrim të parave të drogës.

Pjesë e këtij marshimi ishte edhe deputetja Emilia Koliqi e cila tha se kryeministrit Rama Shkodra i duhej si vendi i fundit që kishte mbetur pa u shkatërruar.

Aktivistët e qytetarët që morën pjesë në këtë marshim në rast në mungesës së një dialogu për ndalimin e ndërtimit të kullës në atë vend ku u prezantua projekti u shprehën se do të vijojnë me të tjera protesta.

Artikulli paraprakUEFA DY VITE DËNIM PËR TIFOZËT E VLLAZNISË NË TRANSFERTË
Artikulli tjetërHISTORIA E PUNONJËSIT TË POLICISË QË BLEU SHTËPI ME ZERO INTERES NË SHKODËR: FTOJ TË GJITHË KOLEGËT E MI TË APLIKOJNË, SEPSE ËSHTË NJË MUNDËSI E MIRË