ÇOBAJ: KY ËSHTË VETËM FILLIMI I REAGIMIT QYTETAR KUNDËR PADREJTËSIVE
Banoret e Shkodres kane dale hapur kunder variantit te ndarjes territoriale duke I bere thirrje per ndryshim te saj me ane te portestave .Protestuesit në Shkodër kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Shkodër-Tiranë, pranë Harkut të Bërdicës .
Në protestën e banorëve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe drejtues njësive të djathta në Shkodër.
Protestuesit kundërshtojnë ndarjen e Shkodrës në 2 njësi, dhe kërkojnë që disa komuna të nën Shkodrës, Velipoja dhe Bërdica të mos bashkohen me bashkinë Shkodër.
Banorët e këtyre zonave kërkojnë që secila nga këto zona të qëndrojë njësi më vetë, për shkak të traditave të ndryshme që ato kanë sipas tyre.