Një grup qytetarësh shkodran morën pjesë në një protestë përpara bashkisë Shkodër duke qenë kundër rritjes së çmimeve të karburantit, ushqimeve dhe energjisë elektrike. Protesta u organizua nga Bashkimi i Pavarur i Sindikatave në Shkodër.
Qytetarët që morën pjesë në protestë tregojnë se arsyet përse po protestojnë janë të shumta.
Pjesë e protestës ishte edhe pedagogu she shefi i departamentit të infermierisë, mamisë dhe fizioterapisë në universitetin e Shkodrës Emiljano Pjetri.
Protestuesit shprehen se në shesh duhet të ishin një numër shumë më i madh qytetarësh dhe jo të qëndrojnë duke u ankuar vetëm në kafe e rrjete sociale.
Protesta zgjati për afro 30 minuta ndërsa në fund në shenjë simbolike, protestuesit hodhën pankartat që mbani në duar. Në vijim pritet që Bashkimi i Pavarur i Sindikatave në Shkodër të organizojë të tjera protesta edhe më masive.