Nga muaji dhjetor i këtij viti të gjithë shoferët të cilët duhet të tërheqin lejen e drejtimit apo rinovojnë atë do të duhet t’i nënshtrohen një interviste për njohurit e tyre ishte ky vendimi i marrë së fundi nga drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Por si e shohin shoferët këtë vendim? Të pyetur nga Star Plus shoferët shprehen se ky vendim nuk përbën sens pasi sipas tyre nuk është e nevojshme që t’i nënshtrohen edhe një herë provimeve të cilat i kanë kryer një here.

Ndryshe nga shoferët, këmbësoret e shohin këtë vendim si një siguri të shtuar në rrugë për të mirën e të gjithëve.

Në këtë pyetësor për shoferët do të përfshihen çështje të sigurisë në rrugë, kujdesin ndaj fëmijëve dhe pasagjerëve, vëmendje ndaj pedaluesve dhe këmbësorëve, sjelljen në trafik si dhe orientimet mbi masat e reja nga ndryshimet e Kodit Rrugor.

 

Artikulli paraprakAGRON LLAKAJ HUMB MOTRËN NGA COVID: AH S’I NUK MU ANKOVE NJË HERË MOJ ZEMËR
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET PAS 8 MUAJSH AUTORI I PLAGOSJES