Partia Socialiste e Shkodrës është e gatshme nëse në Shkodër do të ketë zgjedhje vendore të pjesshme. Një gjë të tillë e bën të ditur sekretarja e gruas në PS Etilda Gjonaj një kohësh deputete e PS. Gjonaj foli pas një takimin me gratë socialiste në Shkodër.

Drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali, njëkohësh ministre për sipërmarrjen lidhur me zgjedhjet vendore të pjesshme për Shkodrën u shpreh se do të jetë e dyta që do të flasë pas Presidentit Meta.

Shkodra është një prej 6 bashkive ku pritet që të ketë zgjedhje vendore të parakohshme për shkak se kryetarja aktuale Voltana Ademi vijon të jetë në detyrë. Gjykata Kushtetuese certifikoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 duke hedhur poshtë kërkesën e shoqatës së bashkive për zgjedhje të parregullta duke qenë se PD nuk mori pjesë dhe tashmë pasi të zbardhet vendimi i plotë pritet që Presidenti Meta të dekretojë zgjedhjet vendore të pjesshme në këto 6 bashki.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PS: TË RRISIM CILËSINË E GRAVE PËRFAQËSUESE
Artikulli tjetërTONIGHT – 23.11.2021