Sekretarja e gruas në Partinë Socialiste Etilda Gjonaj zhvilloi takimin e radhës për ristrukturimin e grave të PS në Shkodër së bashku me drejtuesen politike të këtij qarku dhe ministren për sipërmarrjen Edona Bilali. Qëllimi i këtij takimi është shtimi i grave socialiste në Shkodër dhe se tashmë problemet e PS Shkodër në të kaluarën janë lënë PS tha drejtuesja Bilali.

Aktualisht PS Shkodër shprehet drejtuesja politike Bilali ka një numër të konsiderueshëm grash drejtuese apo edhe në institucione por ajo që mbetet është një cilësi më e mirë në të ardhmen.

Një shqetësim për deputeten Gjonaj është gjuha vulgare që vijon në Parlament edhe ndaj grave si dhe dhuna verbale që sipas saj duhen shmangur në mënyrë që qytetarëve t’i ofrohet një model tjetër.

Takimi i grave socialiste në Shkodër vijoi me dyer të mbyllura ndërsa kanë patur mundësi që të diskutojnë mbi problematikat që kanë, përfaqësimin në të ardhmen si dhe forcimin e rolit të gruas në PS për një zë më të fortë.

 

Artikulli paraprakMELGUSHË, FERMERI: PO SHESIM PRODHIMET NËN KOSTO
Artikulli tjetërSHKODËR, PS E GATSHME NËSE DO KETË ZGJEDHJE VENDORE