Fëmijëve të familjeve nga zonat e prekura nga tërmeti përvec akomodimit dhe trajtimit social të tyre në Velipojë,po i kushtohet një vëmendje e vecantë sa i takon shërbimit me psikologë. Urdhëri i psikologut sëbashku me psikologët e shërbimit psiko-social pranë Zyrës Vendore Arsimore Shkodër,
po e mbulojnë me shërbim thuajse 24 orë për të qënë sa më pranë këtyre fëmijëve dhe personave që kanë nevojë për trajtim me psikolog.Përvec lojrave me fëmijët, psikologët po zhvillojnë aktivitete psiko-sociale cka ndikon në stabilizimin e gjendjes emocionale tek ata
Drejtorja e Shërbimit Social Shkodër Valbona Tula vizitoi nga afër familjet e akomoduara në Velipojë. Tula shprehet se fëmijët e kanë suportuar mjaft mirë gjendjen por sipas saj janë të rriturit ata që kanë më shumë probleme nga gjendja e rëndë që kanë kaluar
Thuajse të gjithë psikologët e shkollave, kopshteve dhe spitalit rajonal të Shkodrës janë shpërndarë nëpër hotelet dhe kanë nisur trajtimin e fëmijëve të traumatizuar nga përjetimi i lëkundjeve dhe pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit.
Ndërkohë në Velipojë një dhomë e veçantë e hotelit është përshtatur si ambulancë, ku ofrohej shërbim mjekësor gjatë gjithë kohës, me mjekë, infermierë dhe shërbimin e urgjencës në rast nevoje.Sic mësohet shërbimi mjekësor dhe social do të ofrohët në këto qëndra pritëse, hotele apo ambiente të tjera, për të gjithë periudhën që banorët do të strohehen në to.