Në ambjentet e hotel “Colosseo” në Shkodër u zhvillua takimi I dytë I tryezave vendore të projektit zviceran të punësimit profesional “Aftësi Për Punë”. Qëllimi I këtyre tryezave është krijimi I mundësive të punësimit të të gjithë personave të kualifikuar në shkollat

profesionale të qytetit të Shkodërs. Admir Meka, përfaqësues I organizatës “Swiss Contact” tregon se në këtë trajnim vëmendje e veçantë I është kushtuar personave të kualifkuar në drejtimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Për përgjegjësin Meka, tesktet shkollore në arsimin profesional janë përmirësuar dita-ditës.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues të zyrës rajonale të punësimit, shkollave profesionale në Shkodër si dhe përfaqësues të orgazniatave të ndryshme që merren me punësimin sezonal. “Aftësi për punë” është projekt I agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim I cili zbatohet perj 6 vitesh në vendin tonë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MJEKU DAJTI: MAMOGRAFIA TË BËHET GJITHË VITIN
Artikulli tjetërEURODEPUTETËT MIRATOJNË REZOLUTËN: TË HAPEN NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT