Bashkimi i sindikatave të pavarura dega Shkodër dhe punonjësit e Shërbimit të Pastrimit kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.
Shkak është bërë ndërrimi i kompanisë së pastrimit, pasi për 22 vite ka qenë e njëjta kompani ndërsa tani është marrë nga kompani tjetër.
E gjithë kjo ka bërë që disa punonjës të kompanisë së vjetër të dalin në protestë duke pretenduar që janë larguar nga puna.
“Kërkojmë rikthimin në punë i firmës së vjetër, pasi i plotëson të gjitha nevojat e Bashkisë së Shkodrës. Firma është në proces gjyqësor. Duhet të rikthehen punonjësit në punë. Nuk lejohet në asnjë moment largimi i tyre nga puna.”-shprehet një prej protestuesve.
Një tjetër protestues thotë se kompania e re i ka ulur rrogën, pa asnjë arsye.
“40 vjet punë kamë aty. Kur kam shkuar aty, më kanë uluar pagën. Më thanë ik.”-shprehet ai.
“Jam sot pa punë. Ai që ka marrë tenderin nuk më ka futur shofer, por një njëri të vetin.”-ankohet një tjetër protestues.