Ndërhyrjet në rikonstruksionin tek bulevardi “Bujar Bishanaku” e njohur si rruga e gjerë kanë krijuar vështirësi për qytetarët që lëvizin me biçikleta si dhe për drejtuesit e automjeteve. Punimet bëhen në oraret e pikut të lëvizjes duke krijuar kështu një trafik të rënduar aty.
Ky segment është ndër më kryesorët në qytetin e Shkodrës dhe më të qarkulluarit, ndaj punimet që po kryhen gjatë ditës kanë bërë që të bllokohet lëvizja normale duke shkaktuar edhe incidente. Qytetarët thonë se investimi në këtë aks ishte i nevojshëm por duhet gjetur orari i përshtatshëm për të ndërhyrë kur nuk ka lëvizje
Rikonstruksioni në bulevardin “Bujar Bishanku” ka nisur ditët e fundit, pas shqetësimeve të ngritura herë pas herë nga qytetarët. Gjatë sezonit të verës trafiku rëndohet edhe më shumë në rrugët e qytetit,
ndaj rruga e gjerë duhet të jetë e lire në oraret kur ka lëvizje të madhe në mënyrë që të shmanget bllokimi i qarkullimit aq më tepër kur temperaturat janë të larta duke krijuar edhe më shumë problem tek qytetarët.