Punonjësit e Fabrikës së Këpucëve “Alb-Ital” në qytetin e Shkodrës protestuan mëngjesin e sotëm, për shkak se nuk janë paguar për 15 ditëshat e pushimeve.
Përvec kësaj punëtorët thonë se detyrohen që të punojnë me orare të tejzgjatur edhe në fundjavë.
Kushtet e punës sipas tyre janë skandaloze pa aspirim dhe mungesë të tualeteve.
Ndërkohë aty mbërriti Kreu i Inspektoriatit të Punës Agim Shimaj i cili kërkoi takim mes administratorit të fabrikës me një përfaqësi të punëtorëve për zgjidhjen e këtij problemi.