Prej më shumë se dy javësh kjo pusetë qëndron e hapur në këtë rrugicë që ndodhet afër teatrit “Migjeni”. Puseta ka patur kapakun i cili është shembur si shkak i mjeteve të tonazhit të rëndë që kalojnë aty herë pas here edhe pse është një rrugë dytësore.

Banorët janë munduar që të venë këtë dërrasë si një shenjë dalluese në mënyrë që kalimtarët të mos përfundojnë brenda në pusetë. Pavarësisht kësaj banorë dhe kalimtar që përshkojnë shpesh atë rrugë thonë se gjatë këtyre dy javëve ka patur raste kur persona të ndryshëm kanë rënë brenda kryesisht gjatë natës sepse është më e vështirë për ta dalluar.

Përveç rrezikut për kalimtarët në këtë aks rrugor si shkak i kësaj pusete që qëndron e hapur prej afro dy javësh krijohet edhe trafik.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që sa më parë të jetë e mundur të ndërhyhet për të bërë të mundur mbylljen e kësaj pusete e cila mbetet një rrezik për ta por edhe për kalimtarët e shumtë.

Artikulli paraprakVELIPOJË, FSHATI TURISTIK RRJOLL PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, KREU I POLICISË NANO: GODISNI DROGËN DHE KRIMIN