Vjedhja dhe thyerja e kapakëve të pusetave është kthyer në një fenomen të rrezikshëm në Shkodër.
Kjo situatë është e pranishme në rrugen “Pecaj” e lagjes “Zooteknikë” në periferi të qytetit.Në atë rrugë vetëm pak metra distancë larg njëra-tjetrës 4 puseta janë pa kapakë.Një pamje e frikshme që pushton këtë zonë në orët e mbrëmjes dhe askush nuk ndërhyn për ti dhënë zgjidhje.Gropat janë të hapur në mes të rrugës ndërsa cdo ditë përvec të rriturve qarkullojnë fëmijë të vegjël të cilët shkojnë në shkollë.Banorët thonë se gjatë natës rreziku është evident. Persona të papërgjegjshëm i vjedhin natën kapakët e pusetave me qëllim shitjen e tyre për skrap , por ka raste kur mjete të tonazhit të rëndë i thyejnë këto kapakë.Burime nga bashkia e Shkodrës bënë të ditur se si pasojë e vjedhjeve dhe dëmtimeve në investimet publike vitin e kaluar kanë qënë një pre e majme për autorët.