Përfaqësues të pushtetit lokal por edhe të politikës në Shkodër kanë uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” uron besimtarët myslimanë duke thënë: “GËZUAR BAJRAMIN E MADH!
Festën e Sakrificës, dhe fuqisë së besimit tek Krijuesi që na jep mundësinë e reflektimit mbi devotshmërinë, bujarinë e solidaritetin me ata më të dobët e në nevojë.”

Kryetari i bashkisë shkdoër Bardh Spahia uroi besimtarët muslimanë ndërsa vëmendje i kushtoi festave familjare.
“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kam kënaqësinë të uroj të gjithë besimtarët muslimanë GËZUAR E PËR SHUMË VJET!
AGJËRIMI JUAJ QOFTË I PRANUAR NGA ZOTI!
Uroj ta gëzoni ditën e bekuar të Bajramit në ngrohtësinë e familjeve tuaja!”

Festën e Fitër Bajramit e kanë uruar edhe përfaqësues të forcave politike në Shkodër.

Kryetari i Partisë Demokratike Xhevdet Amuli uron besimtarët muslimanë,
“Pas muajit të madhërishëm të Ramazanit që lamë pas,sot festojmë një ditë gëzimi e lumturie,bekimesh e paqeje, një ditë reflektimi që në tërësinë e saj përcjell mesazhin hyjnor që pas çdo sakrifice e vështirësie vjen lehtësimi.
Në këtë ditë të kësaj feste të madhërishme,uroj që Zoti t’ju drejtojë gjithmonë në rrugën e duhur e ju begatoftë veç me mirësitë e tij!”

Fitër Bajramin e ka uruar edhe kryetari i Pd nga Komisioni i Rithemelimit Gjenarin Kapcari, – “Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj gëzuar Fiter Bajramin!
Shëndet, paqe e begati paçi në familjet tuaja!”

Një urim kanë bërë edhe anëtërt e këshillit bashkiak Shkodër:
“Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë ju bashkëqytetarë që e përcollët muajin e madhërueshëm të Ramazanit me sakrificën e agjërimit, ju që përcollët një muaj të tërë në falenderim të Zotit duke e nderuar në falje e duke bërë dua, duke bërë bamirësi e vepra të mira, duke ndarë nga vetja juaj me të ngjashmit tuaj por edhe me dikë që sot ka më shumë nevojë!”

Artikulli paraprakPOLITIKA URON BESIMTARËT PËR FESTËN E FITER BAJRAMIT
Artikulli tjetërRRUGA E RINASIT ME NJË SENS, FILLOJNË PROTESTAT