Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”

Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe ndërhyrjes në kohë arrestohet 56-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.

Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Artikulli paraprakSULM ME ARMË ZJARRI NË GJERMANI, 2 TË VDEKUR E 1 NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN
Artikulli tjetërKOHA PËR TË PLANIFIKUAR TË ARDHMEN DHE VENDOSUR SYNIME KONKRETE, HOROSKOPI PËR SOT