Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Qatar Charity ka vazhduar mbështetjen për banorët në zonat e përmbytura në territorin e saj. Në qendër të vëmendjes, janë familjet më në nevojë në territorin e Njësisë Administrative Dajç por edhe në zona të tjera të Bashkisë së Shkodrës.
270 pako ushqimore janë shpërndarë në Nj.A. Dajç dhe 280 në zona të tjera të dëmtuara nga përmbytjet. Bashkëpunimi i Bashkisë Shkodër me Qatar Charity, Ambasadën në Shqipëri dhe shtetin e Katarit, vijon prej shumë vitesh duke sjellë mjaft përfitime për qytetarët.
Qatar Charity iu përgjigj apelit të Bashkisë Shkodër për të ndihmuar familjet më në nevoje dhe ndihmes iu bashkua edhe UNICEF,duke shpërndarë edhe 270 pako me detergjente dhe materiale të tjera higjienike.