Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Një person, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe po kreh zonën me qëllim kapjen e autorit.

INFORMACION PARAPRAK

Shkodër

Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Artikulli paraprakE BUJSHME NGA SPANJA! FUTBOLLISTI SHQIPTAR ENIS BARDHI DREJT TRANSFERIMIT NË SERINË A
Artikulli tjetërSOT TEMPERATURAT SHKOJNË DERI NË -10 GRADË, I GJITHË VENDI NË MOT EKSTREM