Ish reparti ushtarak në Rrenc të njësisë Guri Zi do të kthehet në një qnedër multifunksionale për emergjencat civile në Ballkan.

Hapësira prej 37 metër katror është parë nga afër nga drejtuesit e emergjencave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Ky projekt do zgjasë në 5 vite me një investim nga prej 50 milion eurosh, i mbështetur edhe nga shteti amerikan.RRENC Teksa përfaqësues të ambasadës amerikane po shihnin ish repartin ushtarak një çoban u shfaq aty ndërsa në mure shkruhej pronë private. Kreu i emergjencave tha se është pronë shtetërore por në dalje debatoi me një shtetas që pretendonte se ka një pjesë të pronësisë. Përfaqësuesit e Kosovës dhe Maqedonisë u shprehën se është një investim i rëndësishëm. Është zgjedhur Shkodra për të ngritur këtë qendër multifunksionale për emergjencat civile në rajonin e Ballkanit duke qenë se është pika më e afërt që lidhet me të gjitha shtetet por edhe si një qytet i rriskuar gjithnjë nga përmbytjet.

Artikulli paraprakTONIGHT – 31.01.2017
Artikulli tjetërVIJON MASIVISHT DORËZIMI VULLNETAR I ARMËVE NË QARKUN E SHKODRËS