Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Kujtim Alisë, drejtorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve për 35 vite, hapja e sezonit të ri të kurseve në këtë qendër. Përgjegjësi Ermir Zoga bën të fitur se të gjithë fëmijët mund të përftojnë nga regjistrimi falas në këto kurse. Ai flet edhe për një pjesë të programit të paracaktuar kulturor.
Me dhjetëra fëmijë pritën në radhë për t’u bërë pjesë e Qendres Kulturore të Fëmijëve. Një institucion ky shumë I dashur për fëmijët, I cili nuk do të jetë më I njejti pas vdekjes së drejtorit dhe kompozitorit Kujtim Alija që për 35 vite I kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj me muzikën.