20 qendra shëndetësore në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës do të jenë të hapura në ditët e ndërrimit të viteve. Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka bën të ditur se është organizuar një plan pune përmes të cilit të gjithë mjekët do të dalin në punë për t’I ofruar qytetarëve ndihmën e parë mjekësore. Gjatë këtyre ditëve do të kryhet edhe vaksinimi, për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk janë mbrojtur ende nga COVID-19.
Drejtorja Kuka shton se në dispozicion të qendrave shëndetësore të njësive administrative më të largëta me qytetin janë vënë në dispozicion edhe autoambulancat.
Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Suida Kuka bën të ditur se deri tani situata e krijuar nga përhapja e pandemisë ka qenë e kontrollueshme nga mjekët specialistë, ndërsa këshillon qytetarët të zbatojnë masat e vendosura në mënyrë që në janar të mos ketë një rikthim tjetër të valës së infektimit.