Prania e qenve në rrugët e Shkodrës është kthyer në një kërcënim serioz për qytetarët ku shpesheherë ka pasur raste kur këta të fundit edhe janë sulmuar.

Selim Kraja Përgjegjës i Shërbimit Veterinar thotë se ky fenomen ka marrë përmasa serioze pasi është shtuar agresiviteti i tyre dhe përvec sëmundjeve që sjellin , po sulmojnë edhe qytetarët. Ndërkohë veterineri Kraja thotë se Drejtoria Rajonale e Bujqësisë do të nisë procedim penal ndaj bashkisë në rast se nuk merr masat për eleminimin e tyre Qentë e rrugës janë një problem gjithmonë aktual në rrugët e Shkodrës si në qendër ashtu edhe në periferi .Duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme, të cilat mund të transmetohen edhe te njeriu. Ndërsa deri tani bashkia nuk ka bërë asgjë për largimin nga rruga.

Artikulli paraprakFSHATI “SHTOJ I VJETËR” PA KOSHA MBETURINASH
Artikulli tjetër“EKO MENDJE” DHURON LIBRA PËR SHTËPINË E FËMIJËVË PARASHKOLLORË