“Qesja e fundit” është nisma e lançuar pak ditë më parë nga Ministria e turizmit dhe mjedisit për ndalimin e prodhimit dhe shitjes së qeseve plastike deri në 1 qershori të vitit 2020. Pas këtij lajmi, Star Plus kërkoi opinionin e qytetarëve shkodranë nesë do ta mbështesnin apo jo këtë nismë e cila synon eleminimin e tyre nga tregu vendas. Të shumtë ishin ato që e përkrahën këtë nismë por nuk mungojnë as rastet kur qytetarët e quajtën këtë nismë si të vonuar në kohë.

Të pyetur nëse I duket normale gjobitja e subjekteve apo përdoruesve të qeseve plastike me gjoba deri në 1 milion e gjysëm lek të vjetra, ato shprehen kështu.

Përdorimi I qeseve plastike pa kriter si dhe depozitimi I tyre në zona aspak të përshtatshme ka bërë që të shkaktohen dëme të shumta mjedisore në vendin tonë. Edhe në qytetin e Shkodrës të shumta janë zonat e ndotura si shkak I depozitimit të mbetjeve urbane me përmbajtje plastike qoftë në zonat e banuara apo edhe në ato rurale.

Artikulli paraprakKONSTITUOHEN KRYESIA DHE KOMISIONET E KËSHILLIT TË QARKUT
Artikulli tjetërISH-TË PËRNDJEKURIT PRESIN KESTIN E TRETË PËR FAMILJARËT