Vendimi për djegien e mandateve nga deputetët e Partisë Demokratike për disa nga qytetarët e Shkodrës është diçka që e kanë pritur prej kohësh. Të pyetur për Star Plus, disa nga qytetarët e shohin si të arsyeshme djegien e mandateve të deputetëve demokrat
Ndërkohë, më të paktë në numër janë ato qytetarë të cilët argumentojnë arsyen pse nuk duhen djegur mandatet. Sipas tyre, deputetët janë zgjedhur nga populli dhe duhet të luftojnë me qeverinë në emër të popullit shqiptar.
Djegia e mandateve nga deputetët e Partisë demokratike është propozuar nga kreu i kësaj partie Lulzim Basha një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë.
Sipas Bashës, ky vendim është marrë me vullnet të plotë nga të gjithë deputetët të cilët do luftojnë si politikanë të thjeshtë për rrëzimin e qeverisë Rama.