Me dhjetra qytetarë të cilët janë sorollatur me vite të tëra nëpër dyert e gjykatave për të zgjidhur cështjet e tyre , kanë gjetur zgjidhje të problemeve falë mbështetjes së klinikës së ligjit në qytetin e Shkodrës. Qytetarët sjellin histori të ndryshme të cilët thonë se pasi janë drejtuar klinikës së ligjit kanë gjetur ndihmë dhe mënyrë shpëtimit për hallet e tyren ku procedurat me avokat dhe konsulence juridike bëhen falas

Ndërkohë përfaqësuesit e klinikës ligjore bënë të ditur se nga në harkun kohor të një viti pranë kësaj zyre janë paraqitur 500 raste , ku më shumë se 250 të tilla i ëshë dhënë zgjidhje.

Vazhdimisht qytetarët mbeten peng i konflikteve për shkak të mungeses së informacionit apo dhe të ardhurave financiare.Për këtë qellim klinika e ligjit në Shkodër cdo konsulte apo përfaqësim ligjor në gjykata apo institucione mundesohet falas.

Artikulli paraprak“ FAST ALBANIA” EKIPI PËR KAPJEN E PERSONAVE NË KËRKIM
Artikulli tjetërRAPORTI I KE, RAMA-OPOZITËS: PO MBANI PENG VENDIN