Ndërkohë që vazhdon skandali i abuzimeve seksuale me vajzat e mitura, qytetarët shkodranë janë të shokuar nga këto ngjarje. Në prononcimet e tyre qytetarët e Shkodrës, thonë se familja ka peshën më të madhe të përgjegjësisë sa i përket edukimit të brezave të rinj.

Ngjarja e publikuar një ditë më parë në media, mbi ngacmimin seksual të policit në Malësinë e Madhe ka shokuar edhe një herë opinionin publik në qytetin e Shkodrës.

Psikologët sugjerojnë që prindërit të jenë më të kujdesshëm gjatë komunikimit me fëmijët e tyre, si të vetmen mënyrë për të luftuar çdo lloj abuzimi.

Nga ana tjetër, qytetarët deklarojnë se shoqëria është përgjegjëse dhe duhet të marrë masa për edukimin dhe mbështetjen e fëmijëve që bien viktima të abuzimeve seksuale.

Artikulli paraprakSHÇBA: PËR POLICIN E SHKODRËS NUK KA KALLËZIM
Artikulli tjetërSHKODËR, OSHEE:NË 2019-ën INVESTIME TË MËDHA