Mungesa e banjove publike vazhdon që të jetë një problem në qytetin e Shkodrës.

Qytetarë që kalojnë një pjesë të kohës në lulishte, kryesisht moshat e treta shprehen se nuk kanë ku të kryejnë nevojat e tyre personale. Në pamundësi të hyjnë në lokale për shkak se jo të gjithë e kanë mundësinë përfundojnë në mjedise publike.

Qytetarët kërkojnë nga bashkia Shkodër që të ketë të paktën një banjo publike pasi është tepër e domosdoshme.

Qyteti i Shkodrës para shumë vitesh ka pasur banjo publike , ndërsa tani nuk ka asnjë. Kërkesat e qytetarëve shkodranë kanë qënë të shumta por sërish pushteti vendor vazhdon të mos i kushtojë rëndësi këtij problemi.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPERTI AURON TARE: SHQIPËRI JO GATI PËR TURIZËM
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, GRILA FSHATI PA INVESTIME