Dy ditë më parë, në Parlament u miratuan ndryshimet ligjore që ndalojnë prodhimin, tregtimin, importimin dhe përdorimin e qeseve plastike. Një vendim ky që pritet të hyjë në fuqi në 1 qershor të këtij viti. Në lidhje me këto ndryshime ambjentaliste, Star Plus pyeti qytetarët shkodranë se sa i drejtë iu duket ky vendim duke qënë së prej disa vitesh diskutohet por ende nuk ka gjetur zbatimin në jetën e përditshme.

Pjesa më e madhe thonë se vendimi është i drejtë ndërsa shtojnë se përgjegjësia duhet të bjerë tek bizneset që nuk përdorin qese prej letre.

Gjobitjen e qytetarëve në rast të përdorimit të qeseve plastike pas datës 1 qershor ata nuk e quajnë të drejtë, ndërsa shtojnë se për këtë gjë duhet të monitorohen bizneset.

Aktualisht, në çdo dyqan apo edhe në tregjet e fruta – perimeve në qytetin e Shkodrës përdoren qeset plastike. Kjo mungesë e ndërgjegjësimit vjen si shkak i mos zbatimit të nismave të tjera për heqjen e qeseve plastike nga qarkullimi. Ndërkohë që na duhet të presim deri në muajin qershor për të parë se sa do të gjejë zbatim në përditshmëri kjo nisëm e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

 

Artikulli paraprakSHEMBET NJË GALERI KROMI NË TROPOJË, HUMB JETËN MINATORI 41-VJEÇAR, DY TË TJERË TË BLLOKUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITA “SHQIPËRIA NJË HERË E NJË KOHË”