Ndonëse konsiderohet si një nga bukuritë natyrore të Shkodrës situata e lumit Buna në afërsi të pedonales së Molos paraqitet mjaft shqetësuese. Ndotja e krijuar ka prishur imazhin e këtij peisazhi. Qytetarët të cilët kanë zgjedhur të bëjnë një shëtitje përgjatë bregut të lumit Buna shprehen se gjendja në të cilën ka përfunduar nuk është aspak e këndshme.

Shpresat janë të pakta që institucionet përgjegjëse të ndërgjegjësohen për të bërë pastrimin e zonës rregullisht theksojnë qytetarët.

Gjendja në të cilët ndodhet lumi Buna tregon një mungesë përgjegjshmërie nga ana e shoqërisë por dhe të institucioneve përgjegjëse që kanë për detyrë monitorimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e atij lumi dhe zonës përreth.

 

Artikulli paraprakLARGOHET NGA DREJTIMI I ZYRES VENDORE TE ARSIMIT PER VERIUN BARDHOK PULAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, TË PREKURIT ME COVID, RRITET NUMRI I VAKSINIMEVE