Blerja e ilaçeve me listë ose pamundësia për t’i siguruar ato, janë problematika të njohura nga qytetarët që i drejtohen Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Megjithatë, situata nuk paraqitet e barabartë tek të gjithë. Shumë qytetarë pranojnë se detyrohen t’i blejnë ilaçet në farmacitë pranë spitalit.
Një pjesë e qytetarëve ndihen të kënaqur nga shërbimi që i ofrohet në spital për sigurimin e medikamenteve mjekësore.
Mungesa e shumë medikamenteve në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është një problematikë që kërkon zgjidhje prej kohësh.
Në një situatë të tillë, qytetarët detyrohen t’i blejnë medikamentet në farmaci të ndryshme të qytetit. Ndërkohë, ato kërkojnë zgjidhje afatgjatë nga institucionet përgjegjëse.