Qytetarët shkodran vijojnë të presin me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Një situatë e tillë bëhet edhe më e vështirë gjatë stinës së dimrit, sidomos për të moshuarit të cilët janë të detyruar të presin pavarësisht të ftohtit apo reshjeve të shiut. Sipas qytetarëve, një problem i tillë nuk do të marrë zgjidhje asnjëherë pasi prej kohësh e kanë ngritur si shqetësim reduktimin e numrit të autobusëve por nuk është bërë asgjë për ta zgjidhur.
Udhëtimi me autobusë është e vetmja mundësi që kanë pasi të lëvizin me taksi qytetarët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë çmimin për shkak të pamundësive ekonomike.
Vazhdimisht në qytetin e Shkodrës transporti publik ka probleme. Pavarësisht kërkesave të qytetarëve duket se pritjet e gjata në stacionet e autobusëve do të vazhdojnë edhe për shumë kohë.