Në ditën ndërkombetare të të drejtave të njeriut, qytetarët e Shkodrës shprehen se Shqipëria ka shumë punë për të arritur deri në zbatimin e ligjeve që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Një pjesë e qytetarëve thonë se nuk i njohin të drejtat që ata kanë si individë.
Nga ana tjetër ka qytetarë të cilët vlerësojnë punën që bëhet nga institucione të ndryshme për zbatimin e ligjeve që mbrojnë të drejta e njeriut.
Gjatë vitit 2018, në Shqipëri janë shënuar një numër i konsiderueshëm i rasteve të shkeljes të drejtave të njeriut por edhe fenomene si dhuna në familje, vrasjet apo trafikimi i qënieve njerëzore por jo vetëm.
Pavarësisht punës të disa organizatave që ndërmarrin projekte apo iniciativa për të mbrojtur të drejtat e njeriut sërish situata në Shqipëri mbetet problematike.