Pas njoftimit të bërë publik nga komiteti teknik për kufizimet e reja, Star Plus ka pyetur qytetarët në lidhje me këtë ndryshim të fashove të orarit që ndalon lëvizjen pas orës 20: 30 të mbrëmjes.
Sipas tyre, një masë e tillë nuk mund ti mbrojë nga infektimi për aq kohë sa gjatë ditës janë në lëvizje dhe virusin mund ta marrin kudo.
Ndërkohë ka nga ata qytetarë të cilët shprehen se janë dakord me vendimin e qeverisë për ndryshimin e orës policore.
Ky vendim do të hyjë në fuqi që nga data 24 dhjetor dhe deri me datën 4 janar. Në rast shkelje qytetarët do të gjobiten sipas aktit normativ. Më pas, në 5 janar do të rikthehet ora policore 22:00.
Ndërkohë një kufizim I tillë do të jetë edhe për baret dhe restorantet të cilat do të jenë të hapura nga ora 06:00 deri në orën 20:30.