Për një vit një pjesë e qytetarëve kanë aplikuar 3 vaksina ndërkohë që së shpejti do të marrin edhe dozën e katërt. Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve theksoi se së shpejti do të nis vaksinimi me dozën e katërt për qytetarët e moshës mbi 60 vjeç.
Star Plus ka pyetur sot qytetarët në lidhje me aplikimin e dozës së katërt të vaksinës. Pjesa më e madhe e tyre shprehet se do të bëjnë të gjitha vaksinat e nevojshme.
Ndërkohë një numër i vogël qytetarësh shprehet se nuk do ta bëjnë dozën e katërt të vaksinës pasi nuk kanë aplikuar asnjë dozë deri më tani.
Sipas specialistëve aplikimi i dozës së katër të vaksinës rekomandohet të bëhet 5 muaj pas aplikimit të dozës së tretë.