Ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër kanë shqetësuar qytetarët. Vendosja e tritolit, të shtënat në qendër të qytetit apo edhe vendosja e lëndës eksploziv C4 ndaj administratorit të Vllaznisë Suad Lici kanë bërë që një pjesë e qytetarëve shkodran të ndjehen të pasigurtë.

Një pjesë e qytetarëve kërkojnë nga policia që të ketë më efektivitet në zbardhjen e ngjarjeve kriminale por edhe sigurinë ndaj tyre.

Edhe më përpara qytetarët shkodran kanë shprehur shqetësimin e tyre si shkak i ngjarjeve kriminale. Reagime ndaj kësaj situate të krijuar dy muajt e fundit kanë bërë edhe eksponentë të ndryshëm të politikës dhe drejtues vendor.

Artikulli paraprakSHKODËR, QKF ZHVILLON KAMPIONATIN E SHAHUT ME SHKOLLAVE
Artikulli tjetërZGJEDHJET DHE DEKRIMINALIZIMI/ AMBASADORI I OSBE-SË I SHKON NË ZYRË KRYEPROKURORIT