Shpërndarja e testeve të shpejta në qendrat shëndetësore kanë ndikuar pozitivisht në zgjerimin e hetimit epidemiologjik në bashkinë Shkodër. Kështu është shprehur shefja e departamentit të epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë. Ajo shton se tashmë qytetarët kanë mundësinë të kryejnë testimet më afër vendbanimeve të tyre, ku marrin edhe shërbime të tjera shëndetësore.

Pavarësisht rëniet të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër, epidemiologia kërkon nga qytetarët që të marrin seriozisht simptomat që mund t’I shfaqen, pasi pandemia vijon të jetë ende e përhapur masivisht.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 21 raste të reja me COVId-19 në bashkinë Shkodër, ndërkohë që të infektuar aktivë janë 610 qytetarë

Artikulli paraprakSHKODËR, INSTITUCIONET: S’KA INVESTIME PËR SHËNDETIN MENDOR
Artikulli tjetërSHKODËR, MARSHIM NË DITËN BOTËRORE TË SHËNDETIT MENDOR