16 tetori shënon ditën botërore të ushqimit. Star Plus shpesh herë ka ngritur problematika të ndryshme lidhur me cilësinë e produkteve ushqimore të tregtuara në qytetin e Shkodrës. Qytetarët të pyetur nëse kanë siguri mbi ushqimet që konsumojnë çdo ditë, kanë dyshime të mëdha. Sipas tyre produktet ushqimore që blejnë janë të pasigurta.

Qytetarët shprehen se institucionet përgjegjëse, në këtë rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk bëjnë kontrolle të rrepta duke mos ofruar siguri ushqimore në subjekte apo tregje.

Rasti më i fundit që hodhi dyshime të forta mbi produktet ushqimore është helmimi i 61 nxënësve në shkollën e Postribës pasi konsumuan produktet ushqimore nga një fast food aty afër.

Mbi 150 vende të botës organizojnë aktivitete sensibilizuese në Ditën Botërore të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në vitin 1945

Artikulli paraprakRAMA NË BRUKSEL PËR NEGOCIATAT, NJË DITË PARA MBLEDHJES SË LIDERËVE TË BE
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “QAZIM HOXHA”