Valter Hoti është një banor në rrugën “Lekë Dukagjini” në Shkodër i cili ditën e sotme është përballur me një vendim për lirimin e pronës para shtëpisë së tij pasi bashkia Shkodër ka hartuar projektin për të ndërtuar në këtë zonë një parking për banorët e pallatit.

Për këtë, fillimisht Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Shkodër u është dashur të heqin një kioskë të vendosur aty prej kohësh. Qytetari thotë se prona është me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave por nuk është regjistruar ende nga Hipoteka. Ai thotë se ka hapur një proces gjyqësor me bashkinë Shkodër për zgjidhjen e këtij problemi.

Kryeinspektori i IMT në bashkinë Shkodër Gentian Ibro thotë se aksioni është ndërprerë deri në momentin që Gjykata të japë një vendim për kërkesë padinë e bërë nga qytetari.

 

Artikulli paraprakGOLEM, NË “LUFTË” PËR BUKËN E GOJËS
Artikulli tjetërKARDIOLOGU: DUHANI PO RRIT RREZIKUN KARDIOVASKULAR