Shkodra ka marrë një pamje tjetër ditët e fundit. Fluturat dhe lulet të vendosura në qendër të qytetit kanë bërë që të ndjehet akoma më tepër atmosfera e Festës së Luleve, festë e cila është kthyer në traditë për qytetin e Shkodrës. Për katër ditë me radhë nga data 6 deri me 9 maj aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike do të zhvillohen në sheshin përpara bashkisë Shkodër me qëllim promovimin e traditës tonë shkodrane të dashurisë për lulet dhe natyrën shprehet Alminda Mema drejtore e qendrës së informimit AARHUS në Shkodër.

Stejsi Laqja një nga organizatoret bën të ditur kalendarin e plotë të aktiviteteve që do të zhvillohen për Festën e Luleve.

Festimi i ditës së luleve është kthyer në një tarditë prej vitesh në qytetin e Shkodrës. Lidhja e qytetarëve të Shkodrës me lulet mbetet e veçantë pasi në çdo shtëpi karakteristike shkodranë ka bahçe plot me lule.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTOHET 5 MAJI, DITA E DËSHMORËVE
Artikulli tjetërSANKSIONET/ EVROPA MUND TA KETË TË VËSHTIRË ELIMINIMIN E NAFTËS RUSE