Hapja e pikave postare disa ditë pas fillimit të vitit 2020 ka bërë që pensionistët të vihen në rradhë për tërheqjen e pensionit dhe shpërblimit të fundvitit. Sipas tyre, moti me temperatura të ulëta apo edhe pritja gati 3 orë për të tërhequr pensionin vetëm sa rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.
Nga ana tjetër ato shprehen se mungesa e organizimit në shpërndarjen e pensioneve është një problem që duhet të marrë zgjidhje.
Shkak për krijimin e radhëve të gjata për të tërhequr pensionin janë bërë pushimet e festave të fundvitit tek institucionet shtetërore, gjë e cila duket se ka lënë në vështirësi ekonomike disa prej pensionistëve.