Shkodër, Rama viziton 4 Kupat e Italisë: Tifoz më bëri gjyshja

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Shkodër, në prang të ndeshjes Shqipëri-Itali, katër Kupat e Botës të fituara nga Italia. Kreu i qeverisë ka marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga ambasada italiane posaçërisht për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të botërorit “Rusi 2018” në qytetin e Shkodrës. Rama rrëfeu se është bërë tifoz me Italinë për shkak të gjyshes së tij, e cila tha ai, i ka mësuar edhe italishten. “Tifozja e parë italiane që kam njolhur ishte gjyshja ime, ishte nga ky qytet dhe me origjinë italiane. Ajo më mësoi italishten. Ne jemi rritur me futbollin italian”, tha Rama. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria do mungojë në “Rusi 2018”, por shqiptarët i ngushëllon fakti se do bëjnë tifo për Italinë, një kombëtare kjo me mjaft tifozë në vendin tonë. “Mungon Shqipëria po është Italia dhe në do bëjmë tifo për Italinë. Megjithatë, në Rusi duhet të mundni gjermanët. Kur nuk është Shqipëria, derbi që luihet këtu është Shqipëri-Gjermani”, tha Rama. Katër Kupat e Botës të fituara nga Italia janë ekspozuar në Teatrin “Migjeni” ku ka pasur interesim mjaft të lartë nga sportdashësit dhe tifozët e shumtë të Italisë në vendin tonë. Italian luan mbrëmjen e sotme përballë Shqipërisë së Christian Panucci, ish-lojtarit të kombëtares azurre. Kjo është hera e parë që Italian luan një ndeshje në Shqipëri përballë kombëtares vendase.

Artikulli paraprakLEZHË, RAMA: TVSH E BIZNESIT NË INVESTIME, JO MË NË XHEPA
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NË GREQI, HUMB JETËN SHQIPTARI