Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” kërkesën e tyre për shtyrjen e datave të riprovimeve ia kanë dorëzuar rektorit të këtij universiteti Adem Bekteshi.

Pas diskutimit me studentët rektori i universitetit Bekteshi gjeti dakordësinë dhe pranoi që datat e riprovimeve të shtyhen pasi të mbarojë protesta në Tiranë.

Studentët shfaqën edhe një kërkesë tjetër, zgjedhjet e reja për Këshillin Studentor të universitetit “Luigj Gurakuqi” pasi këshillin aktual nuk e njohin.

Në dalje studentët për pak minuta vendosën tek dera e rektoratit një banderolë ku shkruhej “Fundi i Katovicës, sot vendosim ne”.

Artikulli paraprakRAMA: PAGUANI VETËM 50% TË TARIFËS, PENGMARRËSIT PO DIZINFORMOJNË BASHKË ME FUNDËRRINAT E UNIVERSITETIT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, BOJKOT I MËSIMIT NË SHKOLLËN E STAJKËS