Studentët e Shkodrës kanë fituar betejën e parë me protestën e tyre. Rektorati i universitetit “Luigj Gurakuqi” ka vendosur që të plotësojë 3 kërkesat që kanë studentët vetëm për këtë universitet.
Kështu është vendosur ulja e mesatares nga 9 në 7 për studimet e specializuara pas përfundimit të ciklit të parë Bachelor si dhe ndryshimi i notës për të zgjedhur mes provimit dhe temës së diplomës, përfshirja në
buxhet për ekspeditat duke hequr rimbursimet si dhe është premtuar vënia në funksion e godinës së re të universitetit brenda janarit 2019. Plotësimi i kërkesave iu bë me dije protestuesve.
Pavarësisht plotësimit të kërkesave për studentët e Shkodrës, protestën ata do e vijojnë deri sa të merren në konsideratë edhe kërkesat që kanë studentët e Tiranës dhe qyteteve të tjera.