Universiteti i Shkodrës ka kërkuar një rritje të buxhetit me 60 milionë lekë për të mundësuar disa investime në këtë universitet. Rektori Tonin Gjuraj në mbledhjen e senatit tha se ka kërkuar gjithashtu që godina e ish spitalit psikiatrik, aktualisht e braktisur t’i kalojë universitetit me qëllim hapjen e një programi të mjekësisë së përgjithshme aty dhe lëndët e departamentit të infermierisë të kalojnë atje.

Rektori Gjuraj foli edhe për regjistrimet në universitet duke thënë se këtë vit akademik janë 212 studentë më shumë se një vit më parë. Gjuraj foli edhe për 5 programe të reja studimi dhe 9 të riorganizuara.

Rektori Gjuraj është i pakënaqur me disa prej fakulteteve të cilat janë ende larg pritshmërive të tij sa i përket riorganizimit apo programeve të reja.

Rektori Gjuraj dhe pjesa tjetër drejtuese synojnë që universiteti i Shkodrës të futet në një fazë transformimi për shkak se vitet e fundit ka pësuar një rënie të konsiderueshme të numrit të studentëve.

Artikulli paraprakI KOMUNIKOHET MASA E SIGURISË NË SPITAL, VRAU BASHKËMOSHATARIN, ARREST ME BURG PËR 14-VJEÇARIN
Artikulli tjetërFERTILIZANTI ORGANIK MË EFIKAS PËR BUJQËSINË