Degët e mësuesisë në universitetit shqiptare mes të cilave edhe tek universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër nga viti në vit rrezikojnë që të mbyllen për shkak të numrit të ulët të studentëve në këto degë. Është vetë rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi që e pranon një fakt të tillë ndërsa një ndikim në këtë mes sipas tij ka rritja e notës mesatare
Sipas rektorit Bekteshi rritja e notës mesatare për degët e mësuesisë duhet të shoqërohet nga ministria apo qeveria edhe me motivimin e mësuesve të rinj të cilët sipas tij presin gjatë tek portal i punësimit në mënyrë që më pas në universitet të vijnë studentë me mesatare më të lartë dhe të mund të regjistrohen në degët e mësuesisë që për momentin rrezikojnë ndjeshëm
Rektori Bekteshi shprehet se një hap i parë drejt unifikimit por edhe dhënies së mundësive shtesë është dërgimi i studentëve shqiptar në Kosovë dhe anasjelltas
Sa i përket rasteve korruptive në universitet, e shprehur edhe nga kryeministri Rama, rektori Bekteshi tha se studentët duhet të guxojnë për të denoncuar këto raste
Në universitetin e Shkodrës pritet që të nis procesi mësimor në të gjitha degët përveç fizikës e cila deri më tani nuk ka asnjë student të regjistruar