Numrin e ulët të vaksinimeve të studentëve në universitetin e Shkodrës e ka pranuar edhe vetë rektorja e këtij universiteti Suzana Golemi e cila thotë se aktualisht janë vetëm 30% e studentëve të vaksinuar, një shifër e ulët kjo e cila mund të detyrojë mësimin online.
Rektorja Golemi e thotë qartë se ata studentë që nuk do vaksinohen nuk do lejohen të futen në auditore.

Rektorja e universitetit të Shkodrës foli edhe për debatin e fundit të krijuar lidhur me rrezikun e mbylljes së degëve të këtij universiteti që kanë numër të ulët regjistrimesh. Rektorja hodhi poshtë çdo mundësi për mbylljen e degëve në universitetin e Shkodrës.

Sa i përket kërkesës të dalë nga mbledhja e asamblesë në universitetin e Shkodrës ku u kërkua që senati akademik i këtij universitetit të hapë një proces gjyqësor ndaj ministrisë së arsimit për shkak se nuk pranoi të heq mesataren e vendosur për degët e mësuesisë trektorja Golemi tha se rruga e duhur nuk janë gjyqet por dialogu me ministrinë .

Vitet e fundit universitetet publike në Shqipëri kanë pësuar një rënie të numrit të studentëve mes të cilëve edhe universiteti i Shkodrës, kjo edhe nga një sërë faktorësh social.

Artikulli paraprakSHKODËR, UNIVERSITETI HAP DYERT PËR VITIN E RI AKADEMIK
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTË TË PAVAKSINUAR, TË VAKSINUAR PA DËSHIRË