VIJOJNË ARRESTIMET PËR ENERGJINË, PROÇEDIME EDHE NË PUKË. Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ne Qarkun e Shkodrës vijon aksionet për të ndëshkuar te gjithë ato persona të cilët kane vjedhur energjinë elektrike.
Sipas te dhënave qe ofrohen nga policia e Shkodrës behet me dije u be arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•Gezim Beci, vjeç 45, banues në Shkodër
•Brajan Delija, vjeç 22, banues në Shkodër
•Edison Rushaj, vjeç 26, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe
Arrestimi i këtyre shtetasve u be, pasi në bashkëpunim me specialistet e OSHEE- se është ushtruar kontroll në banesën e tyre, janë konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet ne Prokurori, neni 137 i K.Penal.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit për shtetasin Qemal Z., vjeç 66, banues në Shkodër, ndërkohe qe ka nisur procedimi penal dhe u be shpallja në kërkim e shtetasit Aleksander Çulaj, vjeç 25, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, sepse në bashkëpunim me specialistet e OSHEE është ushtruar kontroll në biznesin e tij dyqan mishi, vendi Bajze, ku është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet ne Prokurori, neni 137 i K.Penal.
Ndërkohe në rrethin e Pukës, është bere arrestimi ne flagrance i shtetasve Ardian Çoba, vjeç 25, banues në qyteti Puke Afrim Boka, vjeç 30, banues në qyteti Puke Lavdrim Çoba, vjeç 23, Artur Boka, vjeç 27, Kristo Çoba, vjeç 23, të gjithë këta banues të qytetit të Pukës.
Procedimi penal ndaj ketyre shtetasve filloi, pasi gjate një konflikti me disa nxënes te Shkolles se Mesme « Shaban Sinani » në qytetin e Pukes, kanë thyer xhamat dhe kanë shkaterruar deren kryesore të kesaj shkolle.