Reparti zjarrëfikës në Shkodër nuk është gati për të pritur sezonin dhe fluksin e punës në stinën e verës, siç zakonisht ndodh.
Drejtori Agron Dibra thotë se problemi më I madh që kanë për përballimin e operacioneve të zjarrit në terren është numri I vogël I efektivëve zjarrëfikës. Sipas ligjit në fuqi, vetëm për këtë repart duhet të ishin të punësuar të paktën 100 efektivë, ndërkohë që aktualisht janë vetëm 28.
Amortizimi I automjeteve zjarrëfikëse është një tjetër problem. Drejtori Dibra tregon se katër mjete zjarrëfiëkse nuk janë të mjaftueshme për të përballuar rastet e zjarrit gjatë verës. Ai bën thirrje që të sigurohen të paktën edhe tre automjete të tjera.
Nga drejtuesit e këtij institucioni po mendohet që pas kërkesës për rritjen e numrit të zjarrëfikësve të krijohet edhe një nënstacion i fshatin Trush. Në këtë mënyrë, ndërhyrja në Velipojë gjatë verës do të jetë më e shpejtë në raste zjarri.