Prefekti i Qarkut të Shkodrës Cesk Millja ka mbledhur paraditen e së Martes komitetin e emergjencave civile për të diskutuar për menaxhimin e situatës në prag të dimrit. Në fjalën e tij prefekti Millja ka qënë i prerë kur i kërkoi kryetares së bashkisë Voltana Ademi që të caktojë një vend vetëm për mbetjet inerte të cilat sipas tij kanë krijuar një gjendje të rëndë në shtratin e lumit Kir dhe në argjinaturën e tij.
Në fjalën e saj kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se bashkia ka derguar 2 shkresa me kerkesen perkatese ne ministrine e linjes, bazuar ne VKM, por na eshte kthyer pergjigje negative.
Takimi per sigurine e rezervuareve, argjinaturave dhe digave vijoi me raportimet per situaten mbi kanalet kulluese dhe argjinaturat, ku ne Shkoder jane disa zona qe kane problematika, vecanerisht persa i perket erozionit.