Reshjet e dendura te shiut te rena me mjaft intensitet gjate nates dhe dites se sotme kane permbytur rruget kryesore te qytetit te Shkodres.

Situate me problematike eshte paraqitur ne Pedonalen “Kole Idromeno” dhe sheshi perpara Teatrit “Migjeni” pasi per shkak te pusetave te bllokuara dhe mosfunksionimit te kanalizimeve uji arriti ne 50 cm duke deportuar deri ne trotuar. Pamjet tregojne qarte se si sot qendra e Shkodres ka notuar ne uje per shkak se pusetat nuk e kane perballuar sasine e reshjeve. Nderkohe edhe rruget e tjera, sidomos kryqezimet krysore te qytetit u mbuluan nga uji duke veshtiresuar ndjeshem levizjen e mjeteve dhe qytetareve. Ndersa perballe kesaj situate asnje punonjes I bashkise nuk ishte ne terren, por vete qyteterate me objekte amatore perpiqeshin te nderhynin ne zhbllokonin e pusetave. Ne qytetin e Shkodres kjo situate përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu, duke krijuar nje gjendje vertet e problematike, e per pasoje duke veshtiresuar levizjen e kembesoreve dhe automjeteve mjeteve.

Artikulli paraprakFORUMI RINOR I DEMOKRATËVE NË SHKODËR, KANDIDATËT NË GARË
Artikulli tjetërFLUKS VIZITASH NË URGJENCË, 100 PACIENTË NË DITË